Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten 30 militantë në Vaziristanin verior


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ushtria pakistaneze ka thënë se gjatë sulmeve ajrore të saj në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior janë vrarë 30 militantë.

Një komunikatë e forcave pakistaneze më 5 gusht, ka thënë se 30 persona janë vrarë derisa “gjashtë zona ku fshihen militantët janë shkatërruar gjatë sulmeve ajrore”.

Forcat pakistaneze e kanë nisur një ofenzivë ajrore në Vaziristanin verior, rajon që gjendet në kufi me Afganistanin, në muajin maj, ndërsa më pas e kanë nisur një ofenzivë tokësore, në kohën kur militantët e sulmuan aeroportin e Karaçit.

Ushtria pakistaneze thotë se mbi 550 militantë dhe 29 ushtarë qeveritarë janë vrarë deri më tash në këto operacione.

Luftimet kanë detyruar mbi 800 mijë njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në rajonin e Vazistanit Verior.

XS
SM
MD
LG