Ndërlidhjet

SpaceX do të ndërtojë lansues privat raketash


Udhëheqësi i "SpaceX", Elon Musk
Udhëheqësi i "SpaceX", Elon Musk

Kompania private për eksplorim të hapësirës, “SpaceX”, ka njoftuar se do të ndërtojë një lansues raketash në pjesën jugore të Teksasit.

Zona e lansimit, e cila do të gjendet afër kufirit me Meksikën, do të jetë zona e parë komerciale për lansimin e raketave në hapësirë.

Objekti do të shfrytëzohet për lansimin e satelitëve komercialë.

Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk, ka thënë se zona e lansimit do të krijojë vende pune të teknologjisë së lartë në këtë zonë të Teksasit, do të inspirojë studentë dhe do të tërheqë turistët.

Qendra e Hapësirës Johnson që i takon NASA-s, afër Houstonit, është shfrytëzuar si zonë lansimi raketash në hapësirë prej vitit 1960.

Shteti i Teksasit do të ofrojë 2.3 milionë dollarë për “SpaceX”, për ndërtimin e objektit në fjalë, ndërsa 13 milionë të tjera do të jepen për përmirësime në infrastrukturë.

“SpaceX”, është themeluar në vitin 2002 ndërsa bazën e ka në shtetin federal amerikan të Kalifornisë.

Kjo firmë është e para kompani private që ka dërguar raketa në hapësirë.

XS
SM
MD
LG