Ndërlidhjet

logo-print

Rusia do ndalojë agjencitë evropiane të fluturimeve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Autoritetet ruse janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndalimit të fluturimeve të agjencive evropiane që përdorin hapësirën ruse përmes korridoreve mbi Siberi.

Kjo do të bëhej si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të BE-së që kanë si cak agjencinë ruse të fluturimeve me çmime të lira, Dobrolyot.

Gazeta ditore ruse, “Vedemosti”, raporton sot se zyrtarë të Ministrisë së Transportit të Rusisë, janë duke menduar që të vendosin “restrikcione apo edhe të ndalojnë në tërësi fluturimet tranzite për agjencitë evropiane për në Azi, duke e shfrytëzuar territorin rus”.

Një vendim i tillë mund të rrisë jashtëzakonisht shumë çmimet e biletave nga Evropa për në Azi, pasi këto agjencie evropiane do të detyroheshin të përdorin rrugë më të gjatë derisa evitojnë hapësirën ruse.

XS
SM
MD
LG