Ndërlidhjet

logo-print

Në Kosovë, jetojnë rreth 4 mijë persona të verbër, apo me të parë të dobësuar.

Këta persona ballafaqohen me probleme nga më të ndryshmet, duke filluar nga moszbatimi i Ligjit për personat e verbër, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës para dy vitesh , e deri te punësimi.

Mexhit Foniqi, kryetar i shoqatës së të verbërve të Kosovës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sfidë mbetet inkuadrimi në procesin edukativo arsimor , për personat e verbër dhe me të parë të dobësuar.

"Brenga kryesore është inkuadrimi në procesin edukativo-arsimor. Ne kemi kërkuar në bazë të ligjit, Ministria e Arsimit është e obliguar t'u krijojë kushte personave të verbër, përkundër marrëveshjes në shkolla në vitin 2013 ende nuk ka filluar së zbatuari ligji".

"Punësimi gjithashtu është një çështje brengosëse, pasi që i verbëri mund të punojë por mungon vendimi i institucioneve dhe kompanive të ndryshe pasi që ekzistojnë paragjykimet se i verbëri nuk mund të punojë. Janë profesione si telefonia, fizioterapia që mund të kryhen nga kjo kategori e shoqërisë", bën të ditur Foniqi.

Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thonë se është punuar shumë në aftësim profesional të personave të verbër dhe atyre me shikim të dobësuar.

Ata kanë deklaruar se si ministri,kanë marrë iniciativë që të verbrit të përfitojnë prej projekteve të këtij institucioni për aftësim profesional dhe punësim.

Derisa, Daut Tishuki, drejtor i qendrës së ofrimit të shërbimeve në shoqatën e të verbërve të Kosovës, ka thënë se për personat e verbër që jetojnë në Kosovë duhet krijohen mundësi të barabarta, si aftësime profesionale e ri-aftësime, në mënyrë që të përgatiten për tregun e punës.

"Në këtë drejtin institucionet e vendit kanë ecur në disa hapa por jo të mjaftueshëm, por duke i falënderuar donatorët, jemi në fazën e hartimit të programeve që dot fillojmë me aftësimin e personave për treg të punës, në mënyrë që kjo kategori e shoqërisë të inkuadrohet".

"Këto vitet e fundit edhe institucionet kanë bërë mjaft duke e marrë parasysh edhe miratimin e ligjit për personat e verbër por që na duhet zbatueshmëria e këtij ligji, pasi që ka nevoja të madh sidomos për arsimimin e lartë", thotë Tishuki.

Sidoqoftë, sipas zotit Foniqi viteve të fundit, janë duke u bërë përgatitje sistematike në mënyrë që 30 persona të verbër të jenë me përgatitje superiore dhe të përgatiten për tregun e punës.

Por, sipas tij gjithashtu duhet të thyhen edhe barrierat paragjykuese në mënyrë që këta njerëz të punësohen.

  • 16x9 Image

    Ariana Kasapolli - Selani

    Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

XS
SM
MD
LG