Ndërlidhjet

Një gjeneral amerikan është vrarë në Kabul


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Pentagoni e ka konfirmuar se një gjeneral i ushtrisë amerikane është vrarë kur një person me uniformë të ushtrisë afgane ka filluar të gjuaj me armë zjarri ndaj trupave të huaja në një bazë ushtarake në Kabul.

Ky gjeneral është zyrtari më i lartë amerikan që është vrarë në luftimet që po zhvillohen në Afganistan që 13 vjet.

Forcat e NATO-s në Afganistan më parë kanë njoftuar se një pjesëtarë i tyre është vrarë në incidentin që ndodhi sot në kampin afgan, ndërsa 15 ushtarë të tjerë të NATO-s janë plagosur.

Ushtria gjermane ka thënë se një gjeneral gjerman është në mesin e të lënduarve, porse ai nuk është në gjendje të rëndë.

Zyrtarët në Kabul kanë thënë se në të njejtin incident janë plagosur edhe tre oficerë afganë.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, e ka përshkruar sulmin si një “vepër të armiqëve që nuk duan tyë shohin institucione të fuqishme në Afganistan”.

XS
SM
MD
LG