Ndërlidhjet

Turqi: Arrestohen policë të tjerë në rastin e përgjimeve


Kryeministri turk, Tayyip Erdogan

Kryeministri turk, Tayyip Erdogan

Autoritetet turke kanë arrestuar edhe 25 policë të tjerë të cilët janë akuzuar se janë të përfshirë në përgjimin e zyrtarëve të lartë qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Mediat turke raportojnë sot se oficerët policorë janë arrestuar në 14 krahina të ndryshme në të gjithë Turqinë, ndërsa ka urdhër arrestime edhe për tetë policë të tjerë.

Kjo është vala e dytë e arrestimeve të policëve.

Muajin e kaluar, mbi 100 policë janë arrestuar, por shumica janë liruar më pas.

Hetimi shihet se e ka cak një “strukturë paralele” brenda shtetit, një term që Erdogani e përdor për të quajtur pjesëtarët e policisë, drejtësisë dhe institucioneve të tjera që janë lojale ndaj klerikut turk me qëndrim në SHBA, Fetullah Gylen.

Vala e fundit e arrestimeve është bërë vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 10 gusht, në të cilën Erdogan shpreson se do të bëhet presidenti i parë i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.

XS
SM
MD
LG