Ndërlidhjet

Amerikanja e infektuar me Ebola arrin në SHBA


Aeroplani me të cilin, Nancy Writebol, është kthyer në SHBA
Aeroplani me të cilin, Nancy Writebol, është kthyer në SHBA

Amerikanja që është marrë me ndihma humanitare në Afrikën perëndimore, i diagnostifikuar me Ebola, ka arritur në SHBA për trajtim mjekësor.

Pacientja ka arritur me një aeroplan të veçantë për të në Marietta, në shtetin federal të Georgia-s.

Ajo do të dërgohet tani në një zonë të izoluar në spitalin universitar të Emory për trajtimet e duhura.

Grupi me të cilin ajo ka punuar thonë se fjala është për 59 vjeçaren, Nancy Writebol, e cila është në gjendje të keqe shëndetësore, por stabile.

Amerikani i parë i infektuar me Ebola, Dr. Kent Brantly, nga Karolina e Veriut, ka arritur në Atlanta të shtunën.

Të dy amerikanët janë infektuar me virusin e Ebolas, derisa trajtonin pacientë me Ebola në Liberi.

XS
SM
MD
LG