Ndërlidhjet

logo-print

BA anulon fluturimet për dhe nga Liberia e Sierra Leone


(Ilustrim)

(Ilustrim)

British Airways, ka pezulluar fluturimet nga dhe për në Liberi dhe Sierra Leone deri në fund të këtij muaji për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit të Ebolas, njofton agjencia që është pronë e “International Airline Group”.

Mbi 800 persona kanë vdekur deri më tash prej shpërthimit të Ebolas në shtetet e Afrikës perëndimore në muajin shkurt.

Ndonëse Ebola nisi në malet e Guinesë, epiqendra nga ajo kohë ka kaluar në shtetet fqinje të Liberisë dhe Sierra Leones.

“Kemi pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet për dhe nga Liberia dhe Sierra Leone deri më 31 gusht të këtij viti për shkak të përkeqësimit të shëndetit publik në të dy këto vende”, thuhet në një komunikatë të British Airways.

XS
SM
MD
LG