Ndërlidhjet

Japonia e kujton sulmin me bombë bërthamore


Bomba bërthamore, "Little Boy" me të cilën u sulmua Hiroshima

Bomba bërthamore, "Little Boy" me të cilën u sulmua Hiroshima

Japonia e ka shënuar 69 vjetorin e sulmit me bombë bërthamore në Hiroshima, e cila çoi deri te fundi i pjesëmarrjes së këtij shteti në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë një ceremonie në Parkun e Paqes, kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Barack Obama, dhe liderëve të tjerë botërorë që ta vizitojnë Hiroshimën dhe të shohin vet dëmet e shkaktuara nga bomba bërthamore.

Rreth 45 mijë njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë që është mbajtur në epiqendrën e shpërthimit më 1945, sulm ky që vrau deri në 140 mijë njerëz.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka thënë si i vetmi vend në botë që është përballur me një sulm bërthamor, Japonia e ka për detyrë që të kërkojë eliminimin e armëve bërthamore.

Një bombë tjetër bërthamore e ka goditur Nagasakin, tre ditë pas sulmit në Hiroshmia duke vrarë 70 mijë njerëz të tjerë, duke e detyruar kështu Japoninë që të dorëzohet para SHBA-ve.

XS
SM
MD
LG