Ndërlidhjet

logo-print

OKB e dënon persekutimin islamik të minoriteteve në Irak


Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i Shtetit Islamik

Abu Bakr al-Baghdadi, udhëheqësi i Shtetit Islamik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e ka dënuar persekutimin dhe vrasjen e minoriteteve fetare në Irak nga ekstremistët e Shtetit Islamik, ndërsa ka paralajmëruar se do të mbahet përgjegjës për krime kundër njerëzimit.

Këshilli e ka dënuar Shtetin Islamik dhe grupin e armatosur lojal ndaj tyre për sulm dhe vrasjen e minoriteteve, përfshirë edhe Jeziditë dhe të krishterët, si dhe irakinët e tjerë që kundërshtojnë “ideologjinë e tyre ekstreme”.

Shteti Islamik, ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian në veri dhe perëndimi të vendit.

Militantët e IS-së, iu kanë dhënë ultimatum pjesëtarëve të komunitetit Jezidi, feja e të cilëve është e lashtë dhe me lidhje me Zoro-astrianizmin, që të konvertohen në Islam, të paguajnë një taks, të largohen apo të vriten.

Kërcënim i njejtë iu është bërë edhe të krishterëve në Mosul, para dy javës, ndërsa deri më tash grupi ka shkatërruar disa vende të shenjta të Shiiave.

XS
SM
MD
LG