Ndërlidhjet

Arabia Saudite, 1 milion dollarë Libanit për të luftuar militantët


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Arabia Saudite, i ka dhënë ushtrisë së Libanit 1 milion dollarë si ndihmë për të luftuar kundër militantët e Shtetit Islamik përgjatë kufirit me Sirinë.

Ish kryeministri i Libanit, Saad Hariri, iu ka dhënë lajmin gazetarëve gjatë një udhëtimi në Xhedah, për donacionin saudit.

Hariri ka thënë se mbreti saudit Abdullaj, i ka dhënë këto para për të forcuar mundësitë e ushtrisë së Libanit dhe të ruhet “siguria e Libanit”.

Trupat libaneze janë duke u përballur me militantët islamik prej 2 gushti në qytezën lindore të Arsalit, afër kufirit me Sirinë, luftime këto që kanë shkaktuar viktima.

Arabia Saudita gjithashtu është duke financuar një pako prej 3 milionë dollarëve me të cilën do të blihen pajisje ushtarake franceze për Libanin.

XS
SM
MD
LG