Ndërlidhjet

Moldavia i kërkon Rusisë që të tërheqë trupat e saj


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Qeveria e Moldavisë i ka kërkuar Moskës që të tërheqë trupat dhe armatimin e saj nga rajoni separatist moldav i Transdnistrisë.

Ministria e Jashtme moldave i ka bërë apel Rusisë që të tërheqë rreth 1500 ushtarë dhe mijëra tonë të armatimit nga rajoni moldav në bazë të marrëveshjes së vitit 1999 në samitin e OSBE-së.

Moska, para dy ditësh e ka akuzuar Ukrainën se po bën përpjekje që të bllokojë qasjen e Rusisë te trupat e saj në rajonin në fjalë.

Transdnistria është ndarë nga Moldavia në vitin 1990 për shkak të frikës se Moldavia mund të bashkohej me Rumaninë.

Rreth 1500 njerëz kanë vdekur gjatë luftës së vitit 1992.

XS
SM
MD
LG