Ndërlidhjet

Rusia e largon bashkëshorten amerikane të aktivistit opozitar


Pamje e Moskës (ARKIV)
Pamje e Moskës (ARKIV)

Shërbimi i Migracionit të Federatës ruse ka njoftuar se e ka urdhëruar bashkëshorten amerikane të një aktivisti rus për të drejtat e njeriut që të largohet nga Rusia.

Jennifer Gaspar, e cila ka jetuar në Rusi që 10 vjet, e ka marrë dje njoftimin për largim nga Rusia, raporton “The Neë York Times”.

Bashkëshorti i Gaspar, Ivan Pavlov, e ka themeluar Institutin për Liri të Zhvllimit të Informacionit në vitin 2004, qëllimi i së cilës është ta bëj qeverinë ruse më transparente.

Urdhëri që e mban datën 21 korrik, e ka urdhëruar Gasparin që të largohet nga Rusia brenda dy javësh nga koha e shkrimit të urdhërit.

Urdhëri thotë se leja e qëndrimit e Jennifer Gaspar, e lëshuar për një vit në muajin shkurt është anuluar pa dhënë ndonjë informacion pse.

Pavovl ka thënë se qeveria ruse është duke u munduar që ta detyrojë atë dhe familjen e tij të largohet nga Rusia.

Çifti ka thënë se do e apelojë vendimin.

XS
SM
MD
LG