Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një ‘sulm i brendshëm’ në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një person që besohet se është polic afgan ka vrarë gjashtë kolegë të tij në krahinën jugore të Uruzganit.

Zëdhënësi i policisë së këtij rajoni afgan, Doost Muhammed Nayab, ka thënë se sulmi ka ndodhur në kryeqytetin krahinor të Tirin Kot, pasditën e djeshme.

Nayab, ka thënë se sulmuesi, pasi ka vrarë kolegët e tij, iu ka marrë armatimin dhe ka ikur me veturën e policisë.

Sulmi ka ndodhur të njejtën ditë kur një gjeneral i ushtrisë amerikane është vrarë ndërsa 15 ushtarë të tjerë të NATO-s janë plagosur gjatë një “sulmi të brendshëm” siç po quhen sulmet e tilla.

Sulmi ndaj ushtarëve të huaj ka ndodhur në një bazë të perëndim të Kabulit.

XS
SM
MD
LG