Ndërlidhjet

logo-print

Policia ende në kërkim të Gani Gecit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Policia e Kovovës ende nuk ka arrestuar ish Deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Gecin, i cili dyshohet se ka vrarë një person më inicialet R. SH në qendër të Skënderajt.

Këtë e ka konfirmuar për Radion e Evropa e Lirë, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë se Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Sipas tij i dyshuari i vetëm për këtë vrasje, Gani Geci, është në arrati dhe policia është duke vazhduar kërkimin për ta arrestuar.

“Mënyra e kërkimit të zotit Geci, është interne dhe nuk mund të japim detaje konkrete. Por, ne kemi pika kontrolli qoftë në pikat kufitare, në aeroportin ndërkombëtar, apo në trafikun rrugor” tha Zahiti, për Radion Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG