Ndërlidhjet

Gërmime të reja në Rudnicë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Prokuroria për Krime lufte e Serbisë ka vendosur që sot të kryhen gërmime të reja në një lokacion në Rudnicë ku deri më tash janë gjetur 45 mbetje mortore, raportojnë mediat serbe.

Këto mbetje mortore besohet se janë viktimat shqiptare të luftës së vitit 1999.

Rasti ‘Rudnicë’ është nisur në bazë të informacioneve të një dëshmitari të mbrojtur të EULEX-it në Prishtinë i cili ka thënë se në vitin 1999, trupat e shqiptarëve janë hedhur në varrezë masive ndërsa më vonë mbi atë vend është shtruar asfalt.

XS
SM
MD
LG