Ndërlidhjet

Ish- kryetari i komunës së Ferizajt, do të paraqitet sërish para gjyqit


Flamuri i Kosovës

Flamuri i Kosovës

Ish- kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli, do të paraqitet sërish para gjyqit.

Gjykata e Apelit me anë të një urdhërese të nxjerrë, ka caktuar fillimin e shtatorit, si muaj kur do të mbahet seanca e kolegjit penal ndaj tij.

Në një komunikatë për media nga Gjykata e Apelit, thuhet se seanca do të mbahet me 12 shtator.

Në atë seance, do të shqyrtohen ankesat e Prokurorisë së Shtetit, të akuzuarit dhe përfaqësuesit të palës se dëmtuar, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“B. Xhemajli akuzohet për veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297 paragrafi.5, lidhur me paragrafin 1 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet mes tjerash në komunikaten për media të gjykatë.

Në nëntor të vititi 2010, Ish-kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemajli është shpallë fajtor dhe është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, për aksidentin në të cilin vdiq një i ri.

Xhemajli akuzohej se ka shkaktuar një aksident të rëndë komunikacioni mëngjesin e 21 majit të 2009-ës në hyrje të Prishtinës.

Në këtë aksident kishte humbur jetën 21 vjeçari Labinot Rrustemi nga fshati Banullë e Lypjanit.

XS
SM
MD
LG