Ndërlidhjet

Erdogan kritikohet për fjalor urrejtje


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka nxitur reagime pas përdorimit të asaj që kritikët thonë se ishte një urrejtje raciste kundër armenëve.

Erdogan komentet e tij i bëri në një intervistë televizive. Gjatë intervistës, Erdogan është ankuar se opozita është bërë një fushatë të dëmshme, duke pretenduar se ai është me origjinë nga Gjeorgjia apo Armenia.

"Ata më thërrasin mua gjeorgjian. Kërkuan falje, por me thanë edhe gjera me të shëmtuar. Ata me quajtën armen", tha Erdogan.

Komenti i tij erdhen vetëm disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të 10 gushtit, në të cilat Erdogan pritet të fitoi bindshmëm.

Komentet e kryeministriti Erdogan, thuhet se kanë nxitur zemërim në media, ndërsa një ligjvënës i opozitës, ka paraqitur një ankesë ligjore kundër Erdoganit, duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes racore.

Turqia dhe Armenia kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje rreth masakrës së Luftës së Parë Botërore të armenëve nga ana e Perandorisë Osmane.

XS
SM
MD
LG