Ndërlidhjet

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër Kolë dhe Zef Pukës


Ilustrim
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Kolë dhe Zef Puka.

"I pandehuri Kolë Puka dyshohet se është marrë me aktivitet kriminal nga viti 2002- 2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Komunale në Klinë, në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe, duke kryer veprat penale “shpëlarje e parave”, “shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit. Ndërkaq, i pandehuri Zef Puka dyshohet se e ka ndihmuar, të pandehurin Kolë Puka, për t’i fshehur pasuritë e fituara në mënyrë të kundërligjshme, duke kryer veprën penale, “shpëlarja e parasë”.”, thuhet mes tjerash në një komunikatë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka propozuar Gjykatës që të konfiskoj pasuritë dhe mjetet financiare të fituara nga shitja e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG