Ndërlidhjet

Rasmussen, do të vizitojë Kievin me 7 gusht


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Ministria e Jashtme e Ukrainës, njofton se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, do të vizitojë Kievin me 7 gusht.

Ministria tha se kjo vizitë bëhet me ftesë të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ka për qëllim për të diskutuar mbi mardhënjet NATO-Ukrainë.

NATO, një ditë më parë tha se forcat ruse po arrijnë pranë kufirit ukrainas dhe numri i tyre sillet rreth 20, mijë.

NATO, tha po ashu se Moska, mund të përdor arsyetimin e një misioni humanitar ose paqeruajtës për të dërguar trupa e saj në Ukrainë.

Po sot kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë se e ka pranuar informacionin gjatë “orëve të fundit” që thotë se kërcënimi direkt prej një intervenimi ushtarak rus në Ukrainë është “më i lartë se sa që ishte para disa ditësh”.

Moska ka njoftuar me 4 gusht sa ka nis ushtrime stërvitore ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Nderyshe, qeveria ukrainase ka thenë se nga luftimeve me rebelët prorus, kanë mbetur të vdekur 18 ushtar në 24 orët e fundit.

XS
SM
MD
LG