Ndërlidhjet

OBSH: Nga Ebola deri tash kanë vdekur 932 persona


Ilustrim i virusit Ebola

Ilustrim i virusit Ebola

Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha sot se numri i të vdekurve nga sëmundja vdekjeprurëse, Ebola në Afrikën perëndimore është rritur në 932.

Nigeria, vendi më i populluar i Afrikës, është më i godituri nga ky virus, ku është raportua së fundmi edhe për 5 raste të reja të konfirmuara.

Spanja ka dërguar një aeroplan me pajisje mjekësore në Liberi për të marr një prift spanjoll i infektuar me këtë sëmundje.

Zyrtarët sauditë të shëndetësisë thanë se një person i testuar me Ebola pas kthimit nga Sierra Leone ka vdekur.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e dy punonjës të ndihmës amerikane të cilët ishin të infektuar me Ebola në Liberi është përmirësuar.

OBSH-ja me ekspertë është duke zhvilluar një takim urgjent dy-ditor në Gjenevë për të diskutuar rreth mënyrave të reja që duhet marrë për ketë epidemi.

XS
SM
MD
LG