Ndërlidhjet

Jahjaga vlerësoi idenë e organizimit të Bridge Film Festival


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga,

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim organizatorët e Bridge Film Festivalit, i cili mbahet për herë të parë në qytetin e Mitrovicës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi idenë e organizatoreve të Bridge Film Festival për organizimin e një festivali që synon ndryshimin e imazhit të qytetit të Mitrovicës dhe njëkohësisht edhe të urës në këtë qytet.

“Përfshirja në këtë projekt e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, reflekton bazën mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës ku të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve janë të garantuara me Kushtetutë”, thuhet të ketë dekaruar presidentja, njofton zyra për media.

Presidentja Jahjaga ka theksuar po ashtu se “nisma të tilla që kanë për qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit midis komuniteteve në Kosovë kontribuojnë në ndërtimin e paqes dhe të ardhmes prosperuese të të gjithë shoqërisë”.

Drejtoresha Ekzekutive e Bridge Film Festivalit, ka falenderuar presidenten Jahjaga për mbështetjen rreth promovimit dhe avancimin e rolit të grave në çdo fushë të shoqërisë, thuhet mes tjerash në komunikatën e presidencës.

XS
SM
MD
LG