Ndërlidhjet

Në Siri kidnapohen dy italianë


Ilustrim
Ilustrim

Dy punonjës të ndihmave nga Italia janë rrëmbyer në Siri, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Italisë.

Dy punëtorët, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditura, “kanë qenë duke punuar në projekte humanitare në veri të Aleppos”, tha ministria, duke shtuar se ata janë zhdukur pak ditë më parë.

Zëdhënës i ministrisë, nuk ka dhënë detaje të tjera mbi punëtorët, duke thënë se “të gjitha mundësitë janë duke u hulumtuar për të marrë më shumë informacione dhe për të siguruar gjetjen dhe lirimin e tyre”.

XS
SM
MD
LG