Ndërlidhjet

Presidenti i Azerbajxhanit, viziton zonën e luftimeve në Agdam


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka vizituar një zonë në vijën e frontit në rrethin Agdam afër rajonit separatist të Nagorno-Karaba të Azerbajxhanit.

Aliyev u informua nga komandantët ushtarakë mbi situatën në atë zonë ku shkëmbime e zjarri në ditët e fundit ndërmjet forcave të armatosura të Azerbajxhanit dhe Nagorno-Karaba kanë lënë të vdekur të paktën 21 ushtarë nga të dyja anët.

Azerbajxhanit dhe zyrtarët armenë, akuzojnë njëra tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Presidenti i Azerbajxhanit dhe ai armen pritet të marrin pjesë në bisedimet për Nagorno-Karaba, që do të organizohen nga presidenti rus Vladimir Putin në Soçi më 8-9 gusht.

XS
SM
MD
LG