Ndërlidhjet

Bowe Bergdahl merret në pyetje nga hetuesit amerikan


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria e SHBA-ve, thotë se ka filluar të marrë në pyetje ushtarin amerikan Bowe Bergdahl, në lidhje me zhdukjen e tij në Afganistan, i cili u lirua me pas në shkëmbim të lirimit të pesë talibanëve afganë nga burgu në Guantanamo.

Avokati i tij, Eugene Fidell, tha se klienti që perfaqëson, po bashkëpunon lidhur me hetimin, i cili është duke u zhvilluar në një bazë ushtarake në Teksas, ku punon Bergdahl.

Një zëdhënës nga ushtria deklaroi se Bergdahl është këshilluar për të drejtat e tij nga hetuesit.

Hetimi do të përcaktojë nëse Bergdahl do të ndiqet penalisht për dezertim apo nëse ai do të përballet me ndonjë veprim tjetër disiplinor.

Lirimi i tij kishte shkaktuar kaos politik, sepse administrata Obama nuk e ka njoftuar Kongresin para se të bëjë shkëmbimin.

Disa ushtarë që kanë shërbyer me Bergdahlin e akuzojnë atë për dezertim.

Bergdahl ka qenë i vendosur në lindje të Afganistanit kur është zhdukur në qershor të vitit 2009.

XS
SM
MD
LG