Ndërlidhjet

SHBA: Ukraina nuk ka nevojë për ndihmë ushtarake


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se Ukraina nuk ka nevojë për ndihmë ushtarake shtesë për të ndihmuar në luftën kundër separatistëve pro-rusë, por një ndërhyrje nga Rusia do të jetë diçka tjetër.

Komentet e Obamës erdhën pasi NATO, një ditë më parë tha se Moska, ka shtuar forcat e saja përgjatë kufirit me Ukrainën lindore për rreth 20, mijë trupa.

Obama tha se Ukraina është duke luftuar separatistët "që nuk mund të krahasohen me ushtrinë e Ukrainës".

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar ndihmë nga Uashingtoni.

NATO tha se disa automjete ushtarake ruse në kufi me mbishkrimet si "paqeruajtës”, mund të përdoren si një pretekst humanitar për pushtim.

Ndërkohë, nënpresidenti i SHBA-ve, Xhoe Bajden, pas një bisede telefonike me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, është njoftuar se Moska është përfshirë tashmë në konflikt.

XS
SM
MD
LG