Ndërlidhjet

Kamboxhë: Ish- liderët dënohen për gjenocid


Ilustrim

Ilustrim

Dy ish-udhëheqësit e Partisë Komuniste në Kamboxhë, janë shpallur fajtorë për krime kundër njerëzimit dhe krime të tjera dhe janë dënuar me dënimin e përjtshëm.

Një gjykatë nga Kamboxhë e mbështetur edhe nga OKB-ja, njoftoi vendimet kundër Khieu Samphan, 83-vjeçar dhe Nuon Chea, 88-vjeçar.

Ata morën dënimet e para më të larta në vend pasi që konsiderohen si përgjegjës për vdekjet gjenocidale të më shumë se 2, milion njerëzve, gjatë regjimit të njohur si Kmer Ruzhë.

Aktgjykimi mund të apelohet, por gjykatësi tha se për shkak të "rëndesës së krimeve" të dy personat e dënuar do të mbetet në paraburgim.

XS
SM
MD
LG