Ndërlidhjet

Në Rudnicë pritet të nisin gërmimet e reja


Ilustrim

Ilustrim

Hulumtimet për gjetjen e mbetjeve mortore, të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, do të vazhdojnë sot në Rudnicë të Rashkës,(Rudnica3).

Lajmin e ka konfimuar Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë, se punimet pritet të nisin në mesditë dhe se ekipi nga Kosova do të jetë aty.

Më 10 dhjetor të vitit të kaluar, në lokacionin e dyshuar si varrezë masive në Rudnicë kishin filluar gërmimet dhe me 13 dhjetor ishin hasur në mbetjet e para mortore.

Në varrezën masive në Rudnicë dyshohet të jenë mbetjet mortore të rreth 300 shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ku deri me tash thuhet se janë gjetur 45 mbetje mortore.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Zhdukur Prenk Gjetaj, ka theksuar se fati i personave të zhdukur nga Kosova, mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës, dhe se puna e këtij komisioni është duke u bërë në dy drejtime; në identifikimin e vendeve të dyshimta për varre individuale apo masive si në Kosovë po ashtu edhe në territorin e Serbisë.

XS
SM
MD
LG