Ndërlidhjet

Prifti i infektuar me Ebola kthehet në Spanjë


Madrid, 7 gusht

Madrid, 7 gusht

Prifti spanjoll, i cili është infektuar me virusin Ebola, është kthyer në Spanjë me aeroplan nga Liberia, njoftojnë autoritetet spanjolle.

Prifti Miguel Pajares, i cili ka ndihmuar në trajtimin e të infektuarve me Ebola, u testua pozitiv në një spital në Monrovia, gjatë kësaj jave.

Me priftin Pajares, ka qenë duke punuar edhe një motër, po ashtu me shtetësi spanjolle, por ajo nuk është infektuar.

Ata të dy kanë punuar për një grup katolik humanitar, që kanë spitalet e veta nëpër botë, transmeton AP.

Kjo është hera e parë që një person i infektuar me Ebola trajtohet në Spanjë.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka thënë se ky rast nuk paraqet rrezik për shëndetin publik.

XS
SM
MD
LG