Ndërlidhjet

BE: Pritet raundi i ri i bisedimeve bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian thotë se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore do të takohen për një raund të ri të bisedimeve bërthamore para 16 shtatorit.

Michael Mann, zëdhënës i Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Catherine Ashton, tha se vendi se ku do të mbahet takimi ndërmjet Iranit dhe grupit P5 + 1 ende nuk është përcaktuar.

Ai tha po ashtu se një takim është i mundshëm të mbahet në margjinat e sesionit të ardhshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 16 shtator.

Ndërkohë, Uashingtoni ka njoftuar se zëvendës sekretari i shtetit William Burns dhe zyrtarët iranianë, sot në Gjenevë, janë takuar për të biseduar rreth programit bërthamor.

XS
SM
MD
LG