Ndërlidhjet

Snowdenit, tri vjet lejeqëndrimi në Rusi


Edward Snowden
Edward Snowden

Moska i ka dhënë Edward Snowdenit, ish- kontraktorit të iteligjencës amerikane, leje qëndrimi për tre vjet në Rusi.

Avokati i Snowdenit, Anatoly Kucharena, sot i ka njoftuar për këtë lajm gazetarët në Moskë.

Kucharena ka thënë se leja, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 gushti, i lejon Snowdenit që “të lëviz i lirshëm dhe të udhëtojë jashtë Rusisë”.

Snowdenit i ishte dhënë azil i përkohshëm në Rusi, më 2013, azil të cili i kishte kaluar afati më 31 korrik.

Vitin e kaluar, Snowden, i cili ka punuar për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, kishte zbuluar për opinionin programet e përgjimit të SHBA-ve, përfshirë edhe mbledhjen masive të të dhënave të telefonatave dhe spiunimin e liderëve botërorë.

Ai kërkohet nga autoritetet amerikane për zbulimin e materialeve sekrete.

XS
SM
MD
LG