Ndërlidhjet

Irak: Shteti Islamik e merr edhe një qytezë të krishterë


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e Shtetit Islamik, e kanë marrë nën kontroll edhe një qytezë të krishterë dhe rajonet përreth saj në veriun e Irakut, duke nxitur kështu zhvendosjen e mijëra njerëzve.

Kapja e qytezës së Qaraqoshit, nga ekstremistët Sunnit, bëhet pas tërheqjes së forcave kurde të Irakut, të cilët kanë pësuar humbje të turpshme gjatë fundjavës.

Militantët gjithashtu kanë okupuar edhe qytezat tjera të krishtera, Tall Kayf, Bartella dhe Karamlesh.

Televizioni kurd raporton se Mahmour dhe Gëar, dy zona kurde të Irakut, rreth 40 km në perëndim të kryeqytetit të rajonit kurd, Irbil, kanë rënë dje në duart e militantëve.

Militantët kanë avancuar megjithë ofenzivën e nisur nga luftetarët kurdë më 6 gusht, të koordinuar me sulme të forcave qeveritare irakiane.

Zyrtarët e Irakut thonë se një sulm ajror e ka pasur si cak një ndërtesë në Mosul që ka qenë nën kontrollin e militantëve, duke vrarë së paku 60 persona.

XS
SM
MD
LG