Ndërlidhjet

Ukrainë: Jep dorëheqje shefi i sigurisë kombëtare


Andriy Parubiy

Andriy Parubiy

Zyra e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka njoftuar se është pranuar dorëheqja e Shefit të Sigurisë Kombëtare dhe Këshillit të Mbrojtjes, Andriy Parubiy.

Zëdhënësi i residentit ukrainas, Svyatoslav Tsegolko, ka shkruar në profilin e tij në Tëitter, “Parubiy do të mbetët pjesë e ekipit të presidentit. Poroshenko e ka falenderuar shefin e Sigurisë Kombëtare dhe Këshillit të Mbrojtjes për punën e tij”.

Parubiy ndërkaq duke e përdorur profilin e tij në “Facebook” e ka dhënë lajmin për dorëheqjen e tij, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë arsye pse e ka bërë këtë.

Ai ka thënë se “e konsideroj të papranushme që të komentoj dorëheqjen gjatë luftës. Unë do të vazhdoj të ofroj ndihmë për frontin, veçanërisht për batalionet vullnetare”.

Parubiy e ka mbajtur postin e Shefit të Sigurisë Kombëtare në Ukrainë nga 27 shkurti i këtij viti.

Forcat e Ukrainës momentalisht janë duke e kryer një ofenzivë të madhe kundër rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG