Ndërlidhjet

Vërshime të mëdha në Bosnje dhe Serbi


Banja Llukë, Bosnje; 7 gusht 2014

Banja Llukë, Bosnje; 7 gusht 2014

Të reshurat e vazhdueshme kanë shkaktuar vërshime të mëdha në disa pjesë të Ballkanit.

Raportohet se një 65 vjeçar është mbytur në qytezën perëndimore serbe të Banja Koviljaca, kur i është vërshuar shtëpia e tij.

Në Banja Llukë të Bosnjes, një veturë është marrë me vete nga ujërat e rrëmbyeshëm, ndërsa shoferi ende konsiderohet i zhdukur.

Rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa së paku dy ura mbi lumin Stira, janë shkatërruar.

Mijëra shtëpi janë vërshuar ndërsa shpëtimtarët po mundohen që të gjejnë njerëzit që ende gjenden në zonat ku situata konsiderohet më e rëndë.

Vërshimet kanë goditur rajonet që janë vërshuar edhe në muajin maj, kur dhjetëra persona e humbën jetën.

Raportohet se riparimet vetëm sa kanë filluar në zonat e dëmtuara nga vërshimet e muajit maj, zona këto që tashmë sërish gjenden nën ujë.

XS
SM
MD
LG