Ndërlidhjet

Papa, apel për të ndihmuar të krishterët në Irak


Papa Françesku (ARKIV)

Papa Françesku (ARKIV)

Papa Françesku iu ka bërë apel liderëve botëror që të ndihmojnë në dhënien fund të krizës në Irak pasi militantët islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit duke detyruar mijëra familje të krishtera që të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Shenjtëria e tij ka adresuar një apel urgjent komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrin veprime për t’i dhënë fund tragjedisë humanitare e cila po ndodh tani, që të veprojë për të ndihmuar ata që janë të kërcënuar apo të prekur nga dhuna, dhe të njejtëve t’iu ofrohet ndihmë, veçanërisht për nevojat urgjente të atyre që janë detyruar të largohen dhe të cilët varen nga solidariteti i të tjerëve”, thuhet në një komunikatë të Vatikanit.

XS
SM
MD
LG