Ndërlidhjet

logo-print

Polonia blen helikopterë të rinj për shkak të Ukrainës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministria e mbrojtjes së Polonisë, ka njoftuar se ka shpejtuar procesin e tenderit për blerjen e helikopterëve të rinj luftarak për shkak të konfliktit të armatosur në Ukrainën fqinje.

Zëdhënësi i ministrisë, Jacek Sonta, ka thënë sot se ministria e ka shpejtuar afatin për të zgjedhur 30 helikopterë të rinj, të cilët do të zëvendësojnë ata që i ka në posedim, helikopterët e vjetës, prodhim të Rusisë.

Në mesin e 10 helikopterëve të rinj, janë edhe Apaçet amerikan AH-64E, të prodhuar nga Boingu, “Eurocopter Tiger”, prodhuar nga konsorciumi franko-gjerman, dhe Agusta britaniko-italiane, AË129 “Mongoose”.

Sonta ka thënë se ministria është duke i vëzhguar zhvillimet në lindje të Ukrainës me shqetësim dhe se zyrtarët shpresojnë që helikopterët e rinj mund të merren në posedim deri në vitin 2017.

Gjatë kësaj jave liderët polak janë deklaruar se është i mundshëm një përkeqësim i konfliktit në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG