Ndërlidhjet

logo-print

Rasmussen premton përkrahje për Ukrainën


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë qëndrimit në Kiev

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen gjatë qëndrimit në Kiev

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë sot se NATO do e përkrah Ukrainën përballë “agresionit” rus ndërsa i ka bërë thirrje Moskës që të tëheqë trupat nga kufiri.

Rasmussen, duke folur gjatë vizitës në Kiev, i ka bërë thirrje Rusisë që “të tërhiqet nga kufiri dhe të mos e shfrytëzoj ruajtjen e paqes si arsyetim për të bërë luftë”.

Ai ka thënë se Rusia në vend të de-eskalimit të situatës, vazhdon ta destabilizojë Ukrainën, duke iu dhënë përkrahje separatistëve prorusë që po luftojnë kundër forcave qeveritare në lindje.

NATO ka thënë dje se 20 mijë trupa ruse janë mbledhur para kufirit me Ukrainën.

Aleanca ka thënë se Moska është duke e përdorur misionet humanitare apo paqeruajtëse që të dërgoj ushtarët në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG