Ndërlidhjet

Ukrainë: Granatohet qyteti që mbahet prej rebelëve


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Granatimi i qytetit të Horlivkës që është nën kontrollin e rebelëve pro rusë në lindje të Ukrainës, ka vrarë pesë persona, njoftojnë zyrtarët.

Zyrtarët e qytetit kanë njoftuar se 10 persona të tjerë janë plagosur kur një granatë ka shpërthyer në afërsi të një autobusi, gjatë ditës së sotme.

Pjesë të këtij qyteti kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë pasi dëmtimit të infrastrukturës nga garantimi.

Horlivka është rreth 35 km në veri të Donjeckut, një nga dy zonat e mëdha që mbahet nën kontroll nga rebelët e përkrahur nga Rusia, në lindje të Ukrainës.

Ndërkohë, i vetshpalluri kryeministër i Republikës Popullore të Donjeckut ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje.

Aleksandr Borodai, nënshtetas rus dhe me prejardhje nga Moska, gjatë një konference me gazetarë në Donjeck, ka thënë se ai po tërhiqet për tu zëvendësuar nga komandanti, Oleksandr Zakhaçenko, banor i rajonit ku po luftohet.

XS
SM
MD
LG