Ndërlidhjet

Kerry në Kabul për të takuar kandidatët presidencial


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry së bashku me kandidatët për president të Afganistanit
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry së bashku me kandidatët për president të Afganistanit

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Afganistan, në një vizitë të pa-paralajmëruar me qëllim që të qetësojë tensionet në mes të dy rivalëve që po pretendojnë pozitën e presidentit të Afganistanit.

Kerry planifikon që të takohet me Abdullah Abdullahun dhe Ashraf Ghanin.

Të dy këta politikanë po shtyhen me akuza e kundërakuza për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 14 qershorit.

Abdullahu ka thënë se është bërë manipulim masiv i votave në favor të Ghanit.

Tetë milionë fleta të votimit momentalisht janë duke u audituar në një proces që po vëzhgohet nga OKB, që u organizua nga Kerry muajin e kaluar.

Kerry gjithashtu po planifikon që të takohet me presidentin Hamid Karzain, para se të niset për në Mijanmar ku do të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë, më 8 gusht.

XS
SM
MD
LG