Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të thellësisht të shqetësuara për Irakun


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” nga situata në të cilën gjenden minoritetet fetare në Irak, që janë të bllokuara në maje të maleve pas kërcënimeve të militantëve islamik.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë sot se qeveria amerikane dhe ushtria janë duke punuar në mënyrë intensive me qeverinë irakiane që ta adresojnë krizën.

Megjithatë, Earnest nuk ka pranuar ta konfirmojë raportin e “The New York Times” që thotë se Presidenti amerikan, Barack Obama është duke i shqyrtuar mundësitë që variojnë nga furnizimi humanitar në malin e Sinjarit e deri te sulmet ajrore kundër luftetarëve të Shtetit Islamik, që janë në bazë të malit.

Gazeta amerikane ka cituar zyrtarë të lartë të administratës amerikane si burim të informacionit.

Ndërkohë, presidenti francez, Francoise Hollande, ka premtuar përkrahjen franceze për të luftuar militantët islamik në Irak.

XS
SM
MD
LG