Ndërlidhjet

Izraeli i kërkon Kryqit të Kuq gjetjen e ushtarëve


Ilustrim

Ilustrim

Izraeli i ka kërkuar ndihmë Kryqit të Kuq që ta gjej trupin e dy ushtarëve të vrarë në Rripin e Gazës, kanë njoftuar autoritetet izraelite.

Ata kanë thënë se kërkesa është dërguar te Peter Maurer, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu gjatë armëpushimit me Hamasin që është ndërmjetësuar nga Egjipti.

Izraeli ka humbur 64 ushtarë gjatë luftimeve, në mesin e të cilëve edhe Shaul Oron dhe Hadar Goldin, të cilët janë zhdukur më 20 korrik, respektivisht më 2 gusht.

Autoritetet e Izraelit i kanë deklaruar të vdekur të dy në bazë të të gjeturave të forenzikës.

XS
SM
MD
LG