Ndërlidhjet

logo-print

Beyonce nderohet me çmim nga MTV


Beyonce

Beyonce

Pop ylli amerikan, Beyonce, e cila momentalisht është në turne amerikan me bashkëshortin e saj, Jay Z, do të nderohet me një çmim special gjatë MTV Music Awards, raporton Reuters.

Beyonce e cila është e nominuar tetë herë në kategori të ndryshme të kësaj ngjarje, do ta marrë çmimin “Michael Jackson Video Vanguard” gjatë ndarjes së çmimeve MTV Music Video Awards, që konsiderohet si një ceremonitë kryesore të industrisë muzikore, e cila do të mbahet në Kaliforni më 24 gusht.

32 vjeçarja është e nominuar ndër të tjera edhe për videon më të mirë, ndërsa në kategorinë kryesore “Video of the Year”, ajo garon me reperin Australian, Iggy Azalea.

“MTV Music Viddeo Awards”, ka filluar në vitin 1984, ndërsa i ka ndihmuar shumë famës së kanalit muzikor, që tani është pronë e Viacom Inc.

XS
SM
MD
LG