Ndërlidhjet

Obama autorizon sulme ajrore ndaj Shtetit Islamik


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ai ka autorizuar ushtrinë që të kryej sulme ajrore në Irak kundër militantëve islamik, nëse është e nevojshme që të mbrohet personeli diplomatik dhe ushtarak në qytetin verior të Irbilit.

Obama ka shtuar se, në referencë të mijëra Jezidive të ngujuar nga militantët e Shtetit Islamik, SHBA-të do të mund të “veprojnë me kujdes dhe me përgjegjësi që të evitojmë një gjenocid potencial”.

Ai ka thënë se në këtë mënyrë ka autorizuar sulme ajrore, nëse është e nevojshme që të ndihmohen forcat në Irak derisa ato luftojnë për të thyer rrethimet e militantëve dhe për të mbrojtur civilët e ngujuar prej tyre.

Obama thënë se aeroplanët amerikën kanë filluar të dërgojnë ndihma humanitare përmes ajrit për pjesëtarët e komunitetit Jezidi në malin Sinjar, i cili është i rrethuar nga luftëtarët e Shtetit islamik.

Mijëra pjesëtarë të këtij komuniteti dhe pjesëtarë të komunitetit të krishterë, janë larguar nga shtëpitë e tyre derisa forcat e Shtetit Islamik kanë avancuar duke marrë territore të reja nën kontroll.

XS
SM
MD
LG