Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli njofton se po sulmohet sërish me raketa


Gra izraelite ulën derisa alarmi paralajmëron për rrezikun e sulmeve me raketa nga Hamasi

Gra izraelite ulën derisa alarmi paralajmëron për rrezikun e sulmeve me raketa nga Hamasi

Raportohet se kanë filluar raketat e gjuajtura nga Rripi i Gazës drejt Izraelit derisa armëpushimi tre ditor në mes të Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa arritur që të shtyhet.

Bisedimet që janë mbajtur gjatë gjithë natës në mes të zyrtarëve izraelitë dhe disa fraksioneve palestineze kanë dështuar që të arrijnë marrëveshje të re.

Zëdhënësi i Hamasit, Faëzi Barhum, ka thënë se grupi islamik, që e kontrollon Gazën, e ka refuzuar shtyrjen e armëpushimit sepse forcat izraelite nuk i kanë pranuar kushtet e palestinezëve.

Kushti kryesor i palestinezëve ka qenë fundi i bllokadës izraelite për territorin palestinez dhe hapjen e një porti detar.

Izraeli ka insistuar në demilitarizimin e Rripit të Gazës, një kërkesë kjo që nuk është pranuar nga Hamasi.

Armëpushimi tre ditor që është arritur më 5 gusht, ka përfunduar një muaj pas nisjes së luftimeve të cilat morën jetën e 1900 palestinezëve dhe 67 izraelitëve.

XS
SM
MD
LG