Ndërlidhjet

Rusia synon mallrat e Amerikës Latine


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Zyrtarët në Rusi kanë planifikuar që të rris importimin e mallrave ushqimore nga vendet e Amerikës Latine, si zëvendësim për mallrat importimi i të cilave është ndaluar nga SHBA-të, Australia, Kanadaja, Norvegjia dhe vendet e BE-së.

Andres Rebolledo, udhëheqësi i organizatës së tregtisë së Kilit, Direcon, ka thënë mbrëmë se ai dhe zyrtarë të tjerë të ambasadave të vendeve të Amerikës Latine janë takuar me zyrtarë rusë për të diskutuar për rritjen e eksporteve latine për në Rusi.

Sanksionet e njoftuara nga kryeministri rus, Dmitry Medvedev, që ndalojnë hyrjen në Rusi të frutave, perimeve, mishit, peshkut dhe prodhimeve të qumshtit nga rreth 32 vende, janë bërë vetëm pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjeve me kompani braziliane të shpendëve dhe pesë përpunuesve të mishit të derrit.

Embargoja e Rusisë ndaj ushqimeve perëndimore është hakmarrje kundër shteteve që i kanë vendosur sanksione Rusisë rreth rolit të saj në luftimet që po zhvillohen në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG