Ndërlidhjet

Afganistan: Kerry nxit krijimin e qeverisë së unitetit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë takimit me kandidatin për president të Afganistanit, Ashraf Ghani
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë takimit me kandidatin për president të Afganistanit, Ashraf Ghani

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pritet të takohet me presidentin afgan, Hamid Karzai gjatë ditës së dytë të vizitës në Kabul me qëllim që të shtyjë para procesin demokratik.

Kerry, i cili tashmë është takuar ndaras me kandidatët rival për president të Afganistanit, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullahu, ka thënë se ai shpreson për një takim të përbashkët me të dy pretendetët për pozitën e presidentit.

Kerry po mundohet të bind Ghani dhe Abdullahun që të pranojnë rezultatin e auditimit të fletave të votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 14 qershor, dhe më pas të pajtohen për krijimin e një qeverie të unitetit.

Auditimi është nisur pas akuzave të Abdullahut se ka pasur manipulim masiv të fletave të votimit në favor të Ghanit.

Abdullahu e ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve me 45 % të votave.

XS
SM
MD
LG