Ndërlidhjet

logo-print

Rusia e ndalon qasjen anonime në ‘wireless’


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka nënshkruar një urdhër që e ndalon qasjen anonime në internetin pa kabëll (wireless) në vende publike.

Urdhëri i Medvedevit, i nënshkruar sot kërkon nga përdoruesit e internetit në këtë formë në restaurante, parqe, metro dhe vende të tjera publike që të regjistrohen patjetër kur duan të përdorin internetin.

Qasja do të jetë e mundshme vetëm për përdoruesit me emër të plotë, të konfirmuar nga një leternjoftim.

Autoritetet ruse e kanë shtrënguar kontrollin e përdorimit të internetit në Rusi.

XS
SM
MD
LG