Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: Ebola, emergjencë e shëndetit publik


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka deklaruar shpërthimin e virusit të Ebolas në Afrikën Perëndimore si emergjencë ndërkombëtare të shëndetësisë publike.

Agjencia e OKB-së për shëndetësi ka thënë sot në Gjenevë që komitetet e saj të emergjencës, që përfshijnë edhe ekspertë botëror të mjekësisë dhe krijimit të politikave shëndetësore, e kanë deklaruar virusin vdekjeprurës si “emergjencë të shëndetësisë publike” që kërkon përgjigje të jashtëzakonshme për të ndaluar përhapjen e saj.

OBSH e kishte shpallur edhe virusin e derrit në vitin 2009 si “emergjencë të shëndetit publik”.

Rreth 1 mijë veta e kanë humbur betejën me këtë virus prej shpërthimit të saj në Afrikë.

“Një përgjigje e koordinuar ndërkombëtare konsiderohet esenciale për të ndaluar përhapjen ndërkombëtare të Ebolas”, thuhet në një komunikatë të OBSH-së.

Shpërthimi aktual i këtij virusi ka filluar në shtetin e Guineas në muajin mars dhe më pas është përhapur në Sierra Leone, Liberi dhe Nigeri.

XS
SM
MD
LG