Ndërlidhjet

Pakistan: Kryengritësit vrasin dy ushtarë paramilitarë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Separatistët pakistanez kanë vrarë dy ushtarë pasi e kanë sulmuar konvojin e forcave të sigurisë në zonën jugperëndimore të këtij shteti.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë në zonën që gjendet rreth 1100 km në jugperëndim të Ketas, kryeqytetit të krahinës së Baloçistanit.

Zyrtarët e Pakistanit kanë thënë se gjatë përleshjeve më pas, janë vrarë 10 kryengritës, duke shtuar se disa rebelë dhe dy ushtarë të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë, një sulm me bombë i kryer në Chaman, afër kufirit me Afganistanin, e ka pasur si cak një furgon policor që ishte në lëvizje.

Shpërthimi ka plagosur 12 persona, kryesisht kalimtar të rastit.

Baloçistani, një rajon masiv që kufiziohet me Afganistanin dhe Iranin, është plot me oasuri nëntokësore.

Në këtë rajon gjithashtu janë zhvilluar konflikte të ashpra me grupe që duan ndarjen nga Pakistani, konflikte këto që kanë marrë jetën e mijëra njerëzve deri më tash.

XS
SM
MD
LG