Ndërlidhjet

Pas Hamasit, edhe Izraeli rinis sulmet ajrore


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka urdhëruar ushtrinë që të nis sulmet ajrore në Rripin e Gazës, pasi militantët e kanë sulmuar Izraelin më raketa, pas përfundimit të armëpushimit tre ditor.

Ushtria izraelite, e ka konfirmuar sot se ka kryer sulme duke pasur “caqe terroriste në të gjithë Rripin e Gazës”.

Rifillimi i luftimeve është bërë pas bisedimeve që kanë zgjatur tërë natën në Kajro në mes të Izraelit dhe disa fraksioneve palestineze, por që e gjitha dështoi pasi palët nuk u pajtuan me kushtet e njëri tjetrit.

XS
SM
MD
LG